Pyetje të shpeshta


Në shumë raste të interesuarit pyesin për informacione ndihmëse që i shërbejnë atyre për të bërë zgjedhjen e duhur. Këtu do të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta lidhur me informacionin që ju mund të jeni duke kërkuar rreth qendrës.

Klikoni pyetjen që t'ju shfaqet përgjigja

Çfarë metodash mësimdhënie përdor qendra Prestige?

  • Ne përdorim materiale dhe kurikula perëndimore. Në metodat e mësimdhënie një vend të rëndësishëm për ne zë teknologjia. Kursantët kanë mundësi që përveç ushtrimeve të dëgjojnë audio si dhe të shohin në TV pjesë të ndryshme të përzgjedhura nga mësuesit që i ndihmojnë në një përvetësim sa më të mirë të gjuhëve të huaja.

Sa i kualifikuar është stafi

  • Stafi jonë është përzgjedhur me kritere shumë të forta profesionalizmi dhe integriteti, gjë që na ka dhënë mundësinë që çdo kursant në fund të nivelit përkatës të ndjekë me kënaqësi dhe bindje, nivelin pasardhës, duke na besuar vazhdimësinë e studimit të tij.

Kurset janë praktike apo teorike?

  • Çdo trajnim apo kurs është konceptuar në mënyrë të tillë që ti lejojë kusantët të jenë në gjendje, që dijet që marrin ti vënë në praktikë në mjedisin që i rrethon. Synimi ynë është që në fund secili prej tyre të jetë i kënaqur për investimin që ka bërë.

Çfarë suporti ofron stafi

  • Ne gjatë gjithë kohës i ofrojmë suportin dhe konsulencën tone çdo kursanti në çdo fazë të studimit, duke i ndihmuar dhe duke i kuptuar nevojat specifike të gjithsecilit prej tyre. Mësuesit janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të sqaruar çdo paqartësi që kursantët mund të kenë.

A është e favorshme vendndodhja e qendrës?

  • Prestige Center ndodhet në qendër të Tiranës, në një nga zonat më të frekuentuara dhe të aksesueshme nga kudo që ju vini. Parkimi në pjesën ku është qendra është i mundur pasi ka zona pa pagese dhe jo të dedikuara për rezidetët.